Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të kësaj partie për të parin e Ferizajt, Xhavit Zariqi, duke thënë se ai është person i aftë dhe i guximshëm që di të qeverisë me komunën në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Haradinaj i bëri thirrje elektoratit që më 22 tetor të votojnë kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt, pasi është personi më i përshtatshëm për të sjellë ndryshime për qytetarët ferizajas.
Kandidati për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi shpalosi programin qeverisës për komunën e Ferizajt, duke thënë se ka program adekuat dhe të realizueshëm, i cili premton qeverisje moderne transparente dhe në interesin e popullit.
Ai tha se programi i tij mbështet shumë fusha, si zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.