Kryetari i PDAK, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi ka votuar në njërin prej shkollave të Ferizajt.
Ai ka apeluar gjithë qytetarët të votojnë dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre. Madje, Ademi ka thënë se ata që nuk votojnë, mos të ‘kukasin’ katër vitet e ardhshme.
“Ftojmë te gjithë qytetaret te dalin dhe te kryejnë obligimin qytetar te hedhin Votën për kryetarin e komunës / ata qe nuk dalin te votojnë nuk kanë te drejt 4 vite me akuzu dhe ka te shkojnë me Kukat kukuku por sot e keni te drejten te zgjidhni kryetarin e Komunes”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ndryshe, në komunën e Ferizajt në garën e balotazhit janë duke u përballur Muharrem Sfarqa i LDK-së si dhe Agim Aliu i PDK-së.