AVONET: Në Spitalin Rajonal të Ferizajt shfaqen minjtë

Ferizaj

AVONET: Në Spitalin Rajonal të Ferizajt shfaqen minjtë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:25
AVONET

Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar me gjendjen teknike të Spitalit Rajonal të Ferizajt, duke thënë se në këtë spital janë shfaqur minjtë, gjë e cila rrezikon përhapjen e sëmundjeve epidemike për nënat lehona dhe stafin e spitalit.

AVONET kërkon nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli që të ndërmarrë masa urgjente për deratizimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike nëpër institucione.

“Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës duhet t’i shqyrtojë kërkesat e Spitalit të Ferizajt për ta mbajtur sa më të pastër ambientin brenda objektit, sepse frekuentimi i qytetarëve është mjaft i madh”, thuhet në reagim.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET edhe gjatë ditëve në vazhdim do ta ngrit sërish zërin nëse gjendja higjienike nuk përmirësohet brenda objektit të Spitalit në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat