Zëvendësministri i Financave emërohet këshilltar i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj

Ferizaj

Zëvendësministri i Financave emërohet këshilltar i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:54
Mustafa Grainca

Me vendim të kryetarit të komunës së Ferizajit, Agim Aliu, zëvendësministri aktual i Financave Mustafa Grainca, është emëruar këshilltar dhe koordinator i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Ferizajit.

Megjithatë, sipas vendimit të publikuar nga Mustafa, ai nuk do të marrë pagë të dytë për kryerjen e kësaj detyre, por angazhimi  i tij profesional do të kompensohet nga paga e zëvendësministrit.

Gjithashtu në vendim theksohet se ky emërim vjen pas caktimit të detyrave nga kryeministri i vendit, për mbështetje të komunave edhe në aspektin këshillëdhënës.

“Gjithashtu në arsyetimin e këtij vendimi theksohet se ‘mbështetur në misionin institucional të të dy niveleve qeverisëse dhe nga detyrat e dhëna nga kryeministri i Kosovës për mbështetje të komunave në aspektin e zhvillimit ekonomik, kryetari I Komunës emëron z Mustafa Grainca këshilltar-koordinator të Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Ferizajit, duke patur parasysh në këtë rast, nevojën e ndihmesës nga Qeveria e Kosovës, përpos aspektit buxhetor dhe atë këshillëdhënës”, thuhet në vendim.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat