Ferizaj: Dyshime për marrëdhënie seksuale të një zyrtari në ambientin e komunës

Ferizaj

Ferizaj: Dyshime për marrëdhënie seksuale të një zyrtari në ambientin e komunës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 16:43
Komuna e Ferizajt

Në komunën e Ferizajt në mesditë është intervistuar një person mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe hapsirës zyrtare.

Klan mëson se i intervistuari është një zyrtar komunal i komuniteteve, i cili dyshohet se ka keqpërdorur ambientin e punës për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Rreth këtij rasti media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës ndërsa kanë pranuar se është intervistuar një i dyshuar por që nuk kanë njoftuar asgje rreth identiteti të tij apo pozitës që ai posedon.

Megjithatë Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka potencuar se pas intervistimit të të dyshuarit, nuk ka elemente të tilla të kësaj vepre penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat