Agim Aliu takoi fëmijët me Sindromën Down

Ferizaj

Agim Aliu takoi fëmijët me Sindromën Down

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:22
Agim Aliu ka pritur sot në takim një grup të fëmijëve me Sindromën Down dhe përfaqësuesit e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema” në Ferizaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot në takim një grup të fëmijëve me Sindromën Down dhe përfaqësuesit e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema” në Ferizaj.

Në këtë takim, drejtuesit e QKD “Pema”, u shprehën të gatshëm të ndihmojnë qeverisjen lokale në trajtimin e problematikave të këtij komuniteti në nivel lokal si dhe zbatimin e projekteve në dobi të rritjes së kujdesit social për këtë komunitet.

Në anën tjetër, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i falënderoi për vizitën e sotme dhe i siguroi mbështetjen e ekzekutivit komunal për projektet e kësaj organizatë dhe kërkesat e prindërve të fëmijëve me Sindromën Down.

Aliu shprehu vendosmërinë e ekzekutivit komunal për promovimin e kujdesit social dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, përkatësisht organizatat e tilla komunitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat