Rektori i Universitetit të Ferizajt në Angli diskuton për mundësitë e punësimit të të rinjve

Ferizaj

Rektori i Universitetit të Ferizajt në Angli diskuton për mundësitë e punësimit të të rinjve

Më: 5 maj 2018 Në ora: 16:58
Rektori i Universitetit të Ferizajt në Angli diskuton për mundësitë e punësimit të të rinjve

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, i shoqëruar nga profesori Ibrahim Çunaku, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Angli, ku ka marrë pjesë në Akademinë për menaxhimin e arsimit të lartë dhe lidershipit.

Zyra për media e UShAF-së ka njoftuar se rektori Bajraktari ishoqëruar nga menaxhmenti i këtij Universiteti, rektori Bajraktari ka vizituar edhe East Lancashire Hospital, ku është biseduar për mundësinë e hapjes së një dege të këtij spitali në Kosovë, si dhe mundësinë e punësimit të të rinjve të Kosovës në këtë spital.

Image

Në akademinë për menaxhimin e arsimit të lartë dhe lidershipit, pjesëmarrësit kanë promovuar njohuritë e tyre për politikat e arsimit, organizimin dhe menaxhimin e resurseve njerëzore, si dhe çështje të planifikimit financiar. Në këtë ngjarje, ndër të tjera, pjesëmarrësit kanë ndarë edhe përvojat në mbledhjen e fondeve dhe lidhjet alumni, si dy çështje madhore për aktivitetet universitare që janë të ndërlidhura me zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit të lartë.

“Gjatë qëndrimit në Angli, rektori Bajraktari ka vizituar Universitetin e Oksfordit, ku është takuar me udhëheqës të këtij universiteti. Gjatë takimeve që ka pasur me profesorët që udhëheqin departamente të rëndësishme në këtë universitet, Dr. Rui Verde dhe Dr.Nina Kruglikova, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik”, ka njoftuar zyra për media e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt.

Image

“Po ashtu, rektori Bajraktari ka pasur vizitë edhe në University of Central Lancashire, ku është takuar me drejtorin për studime, Matt Thurston, drejtorin për partneritete, Paul Rowe, zëvendësshefin e Shkollës së Mjekësisë dhe Stomatologjisë, Jim Gardner, si dhe mësimdhënës të këtij Universiteti”, thuhet më tej në njoftimin për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat