Ferizaj, do të bëhet hulumtim për shqetësimet e mjekësisë primare - Bota Sot
Ferizaj, do të bëhet hulumtim për shqetësimet e mjekësisë primare

Ferizaj

E mërkurë, 26 shtator 2018

Ferizaj, do të bëhet hulumtim për shqetësimet e mjekësisë primare

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:08
Foto

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori shëndetësisë dhe mirëqenies, Besnik Berisha paraditen e sotme kanë pritur në takim drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, ku u njoftua se në këtë komunë do të bëhet një hulumtim për shërbimet e mjekësisë primare.

Në këtë takim, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka njoftuar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu se Komuna e Ferizajt është njëra ndër 3 qendrat e përzgjedhura për të bërë hulumtimin lidhur me shqetësimet e mjekësisë primare, si dhe avokimin në rang kombëtar të problemeve të evidentuara.

Sipas një komunikate të komunës së Ferizajt, pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin edhe të drejtat e punëtorëve shëndetësor, kushtet e punës në institucionet shëndetësore në nivel lokal, si dhe investimet në këtë sektor.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi drejtuesit e FSSHK-së për vizitën duke u shprehur se qeverisja e tij mirëpret çfarëdo iniciative që shërben për identifikimin e themeltë të problemeve në mjekësinë primare.

“Në kuadër të politikave tona shëndetësore, kemi ndërmarr edhe në nivel lokal disa veprime siç është themelimi i Këshillit Konsultativ të Profesionistëve Shëndetësor, mekanizëm ky që ka filluar punën në identifikimin e problemeve në shëndetësinë lokale si dhe ofrimin e propozimeve për zgjidhjet profesionale. Edhe në suazat e kompetencës lokale, kemi plane konkrete për përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësor dhe mirëfunksionimin tërësor të sistemit shëndetësor. Unë jam avokat i të drejtave të punëtorëve shëndetësor. Për fat të keq, qeverisja e kaluar ka lënë një shije të keqe dhe traumë tek punëtorët shëndetësor, mirëpo unë jam i vendosur që të drejtat e tyre t’i promovoj vazhdimisht si dhe të shërbej fuqishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në nivel lokal” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ky takim u realizua në kuadër të hulumtimit që do të realizojë FSSHK për shërbimet e mjekësisë primare në Ferizaj, mbështetjen e së cilës ia konfirmoi edhe kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test