Afro 1 ton qumësht i prishur ishte planifikuar të shitej në Ferizaj - Bota Sot
Afro 1 ton qumësht i prishur ishte planifikuar të shitej në Ferizaj

Ferizaj

E hënë, 24 shtator 2018

Afro 1 ton qumësht i prishur ishte planifikuar të shitej në Ferizaj

Më: 26 maj 2018 Në ora: 18:20
qumësht i prishur

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka konfiskuar afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij të prishura. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku Inspektorati është njoftuar nga Policia e Kosovës për një mjetë transporti që po barte qumësht dhe nënprodukte të tjera.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, Inspektorati ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se afro 1 tonë qumësht dhe nënprodukte të tjera kanë qenë të prishura për shkak të mos plotësimit të kushteve të transportit.

“Paraditen e sotme, Inspektorati Komunal ka marr njoftimin nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj për ndalimin e një mjeti transportues që po bartte ngarkesa të mëdha të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me dyshimin se po bartnin këtë ngarkesë pa plotësuar kushtet e transportit”.

“Inspektorati Komunal ka dalur menjëherë në inspektim të ngarkesës në këtë mjet transportues nga ku u konstatua se afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij janë të prishura, prishje që është shkaktuar për shkak mosplotësimit të kushte të transportit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej në njoftim thuhet se sasia e konfiskuar ishte nisur të shpërndahej në pika të ndryshme të shitjes në Ferizaj.

“Përkitazi me këtë rast, Inspektorati Komunal ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie dhe ka nisur procedurat e nevojshme pranë organeve të drejtësisë. Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar ishte e destinuar për shpërndarje në pika të ndryshme shitëse në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Komuna e Ferizajt ka falënderuar Inspektoratin Komunal falënderon Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësinë e Trafikut Rrugor për bashkëpunimin dhe vigjilencën ndaj këtyre rasteve, njëherazi inkurajon qytetarët ferizajas të denoncojnë rastet ku hasin në produkte të dyshimta në pikëpamje të cilësisë dhe kushteve të ruajtjes.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test