Përkujtohet dëshmori Zejnulla Zejna

Ferizaj

Përkujtohet dëshmori Zejnulla Zejna

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 12:23
Familjarë dhe bashkëluftëtarë përkujtuan në ditën e rënies së tij, dëshmorin e kombit, Zejnulla Zejna

?Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, familjarë dhe bashkëluftëtarë përkujtuan në ditën e rënies së tij, dëshmorin e kombit, Zejnulla Zejna.

I pari i Ferizajt nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, duke bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në varrezat e dëshmorëve të kombit të UÇK-së në Ferizaj, si dhe duke vendosur buqetë me lule në gurin e varrit të dëshmorit Zejnulla Zejna, në ditën e rënies së tij për lirinë e Kosovës.

“Sot, përkujtuam dëshmorin e kombit, Zejnulla Zejna. Amaneti i tyre fisnik për lirinë dhe zhvillimin e vendit, po jetësohet çdo ditë nga burrat e gratë e këtij vendi që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme më të mirë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve tha se amaneti i dëshmorëve ka qenë liria dhe se këto ditë përkujtimi janë ditë dhembje dhe krenarie si për familjarët, shokët, miqtë ashtu edhe për shoqërinë.

“Ne sot bëmë homazhe, patëm emocione, emocione të krenarisë dhe dhembjes. Zejnulla Zejna është shembull tipik i personalitetit të një njeriu i cili për atdheun çdo gjë e bëri. E dha jetën në betejën për liri” tha Bytyçi.

Me përkulje në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve para lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇK-së, përfunduan homazhet në përkujtim të dëshmorit të kombit, Zejnulla Zejna në ditën e rënies së tij për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat