Shpalosen sukseset dhe sfidat në arsimin ferizajas - Bota Sot
Shpalosen sukseset dhe sfidat në arsimin ferizajas

Ferizaj

E mërkurë, 19 shtator 2018

Shpalosen sukseset dhe sfidat në arsimin ferizajas

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 14:09
Afrim Llabjani

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani ka mbajtur konferencë me gazetarë, për të shpalosur arritjet dhe sfidat në sektorin e arsimit gjatë kësaj periudhe qeverisëse.

Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal i Arsimit 2018-2022, marrëveshja me Kolegjin AAB për heqjen e shpenzimeve të fotografimit për maturantët, marrëveshja për orientimin në karrierë të nxënësve, konkurse transparente dhe pa ndikime politike, janë disa nga sukseset e shumta gjatë kësaj qeverisjeje.

Po ashtu në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe vendimi i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për caktimin e numrit prej 28 nxënësve në paralelet në vitin e ri shkollor, vendimi për ndalimin e mbajtjes së organizimit të mbrëmjes së maturës jashtë territorit të Ferizajt, fushata për promovimin e drejtimeve të reja profesionale, përfundimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e shkollën e mesme profesionale, etj.

Ndërsa si sfida në sektorin e arsimit, u konstatua mungesa e buxhetit të mjaftueshëm dhe qëndrueshëm për shkak edhe të procedurave të përmbarimit, kushtet jo të mira teknike-sanitare në disa nga objektet e shkollave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test