Drejtoria e Pronës në Ferizaj, e vendosur për transparencë komunale - Bota Sot
Drejtoria e Pronës në Ferizaj, e vendosur për transparencë komunale

Ferizaj

E hënë, 24 shtator 2018

Drejtoria e Pronës në Ferizaj, e vendosur për transparencë komunale

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 14:35
Sabri Murseli

Drejtori i Drejtorisë së pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrës në Ferizaj, Sabri Murseli, në konferencën e sotme për media ka njoftuar me sukseset, por edhe sfidat e kësaj drejtorie.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe qeverisëse, për herë të parë është bërë publike lista e pronave komunale, gjegjësisht pasurinë komunale, listë kjo që është punuar nga komisioni përkatës komunal mirëpo që deri më tani nuk është publikuar.

“Publikimi i kësaj liste ka qenë edhe zotim i kryetarit të Komunës, Agim Aliu në fushatën zgjedhore dhe po ndodh për herë të parë në komunën tonë. Në kuadër të riorganizimit me qëllim rritjen e sigurisë në procesin e ndarjes së pronës komunale Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrës ka marrë edhe një kompetencë shtesë, atë të verifikimit të pronave komunale dhe dhënien e tyre në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë. Përkitazi me këtë ne kemi formuar një komision komunal të përbërë nga anëtarë të pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile që të garantojmë proces plotësisht transparent dhe llogaridhënës të dhënies së pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër”, është shprehur drejtori Murseli.

Ai tha se në funksion të transparencës dhe përmbushjes së zotimit të kryetarit të Komunës, Agim Aliu për herë të parë është publikuar edhe lista e pronave komunale të uzurpuara, procedimin e së cilave tashmë i takon ta bëj ex officio Prokuroria Themelore.     

“Kam marr vendim që të verifikohen të gjitha pronat e uzurpuara komunale dhe përkitazi me këto kemi zhvilluar procedurat e parapara sipas ligjeve në fuqi për pronësinë publike. Kemi vendosur në procedimin e shpejtë të lëndëve, gjegjësisht ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, kërkesa këto që pak kohë më parë nuk janë proceduar dhe përfunduar me kohë, sipas afateve ligjore”, tha Murseli.

Në konferencë u tha se ndër telashet më të mëdha me të cilat është ballafaquar drejtoria e pronës kanë qenë shpronësimet, përkatësisht borxhi i grumbulluar ndër vite dhe i pashlyer për pronat e shpronësuara nga Komuna e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test