Paraburgim ndaj të dyshuarit për shantazh - Bota Sot
Paraburgim ndaj të dyshuarit për shantazh

Ferizaj

E diel, 18 nëntor 2018

Paraburgim ndaj të dyshuarit për shantazh

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazhi.

Sipas gjykatës, i pandehuri L.A. dyshohet se më 21 qershor të këtij viti, ka shantazhuar të dëmtuarën K.V, duke i kërkuar dyqind 200 euro në këmbim të telefonit të saj, të cilin ditë më parë i kishte marrë dhe në rast se nuk e siguron këtë shumë të parave do t’i publikojë në “Youtube” disa foto të cilat janë në telefon të të dëmtuarës, me këto veprime i pandehuri L.A dyshohet se ka kryer veprën penale shantazhi nga neni 341 paragrafi 1 të KPRK-së,

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test