Ridvan Berisha shpallet shërbyesi civil më i suksesshëm në Ferizaj - Bota Sot
Ridvan Berisha shpallet shërbyesi civil më i suksesshëm në Ferizaj

Ferizaj

E hënë, 24 shtator 2018

Ridvan Berisha shpallet shërbyesi civil më i suksesshëm në Ferizaj

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:16
Ridvan Berisha

Me rastin e 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, përkatësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, ka organizuar takim për shënimin e kësaj dite, ku nëpunësve civil më të suksesshëm i janë ndarë mirënjohje.

Me motivacionin për kontributin e tij dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2017/18, nga Komuna e Ferizajt i është ndarë mirënjohje, shërbyesit civil, koordinatorit të Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha.

Kjo mirënjohje është ndarë në vlerësimin në bazë të rezultateve në punë, rezultatet e të cilit kanë ndikuar në arritjen e objektivave të institucionit, propozimet e së cilës janë bërë nga Komuna e Ferizajt.

Për këtë mirënjohje, koordinatori Berisha tha se kjo mirënjohje dhe ky nderim do ta motivojë edhe më shumë në arritjen e sukseseve të reja në aspektin profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test