Në Ferizaj nisin “Ditët e Diasporës”

Ferizaj

Në Ferizaj nisin “Ditët e Diasporës”

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 11:27
“Ditët e Diasporës” në Ferizaj

?Të enjten mbrëma në bulevardin e Ferizajt, me një koncert për fëmijë kanë filluar “Ditët e Diasporës”, për të vazhduar tutje me një mbrëmje poetike të organizuar nga Klubi Letrar “De Rada”, me poetin kosovar Xhevdet Bajraj i cili jeton dhe vepron në Meksikë.

Ndërkaq  krijimet e tij i ka në gjuhën shqipe e spanjolle dhe është profesor në Universitetin e Mexico City-it.në këtë mbrëmje mori pjesë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, artistë si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në këtë mbrëmje u prezantua krijimtaria e Xhevdet Bajrajt, si dhe janë lexuar poezi, ndërkaq lexuesit patën mundësi që të bashkëbisedojnë me poetin.

Manifestimi "Ditët e Diasporës" organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq bashkatdhetarët tanë do të kenë rastin që deri më 4 gusht të ndjekin aktivitete nga më të ndryshmet të përgatitur enkas për ta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat