Komuna e Ferizajt organizon transportin për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit

Ferizaj

Komuna e Ferizajt organizon transportin për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 21:33
Komuna e Ferizajt organizon transportin për pjesëmarrje në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit

Me qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në homazhe dhe ceremoninë e varrimit të Adem Demaçi, Komuna e Ferizajt, me iniciativën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, ka organizuar transport falas me autobus për qytetarët që duan të jenë pjesë në këtë ceremoni.

Njoftimi i Komunës së Ferizajt:

Me qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në homazhe dhe ceremoninë e varrimit të Heroit të Kosovës, Adem Demaçi, Komuna e Ferizajt, me iniciativën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, ka organizuar transport falas me autobus për qytetarët që duan të jenë pjesë në këtë ceremoni. Nisja bëhet në ora nga 08:15, përballë Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Gjon Serreçi”, rr. “Ahmet Kaçiku”. Komuna e Ferizajt falënderon kompaninë turistike “Arbeni Tours” për gatishmërinë që të jenë bashkëorganizatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat