Ferizaj themelon komisionin për vlerësimin e punimeve në stadiumin “Ismet Shabani”

Ferizaj

Ferizaj themelon komisionin për vlerësimin e punimeve në stadiumin “Ismet Shabani”

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:18
Komuna e Ferizajt mbajti mbledhjen e rregullt javore

Paraditen e sotme, komuna e Ferizajt mbajti mbledhjen e rregullt javore. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh të menaxhimit me sektorët komunale, në veçanti diskutimet publike me qytetarë për hartimin e projektbuxhetit për vitet 2019-2021, aktivitetet e organizuara në kuadër të “Ditëve të Diasporës” si dhe çështje të tjera në drejtoritë komunale përkatëse.

“Theks të veçantë në këtë mbledhje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, vendosi tek gjendja e stadiumit “Ismet Shabani” dhe punimet në objektin e Qendrës Rinore dhe Kinemasë, për të cilat mori vendim për themelimin e dy komisioneve komunale që do të vlerësojnë punimet e kryera në këto objekte si dhe të përgatisin raportet përkatëse të vlerësimit dhe drejtimit që do të marr realizimi i këtyre projekteve”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera, projektet infrastrukturore që po realizohen si dhe sfidat që po paraqiten në implementimin e tyre. Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për gjithë aktivitetin javor si dhe aktivitetin e radhës në sektorët komunal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat