Asfaltohet rruga “Jeta e re” në Llojza

Ferizaj

Asfaltohet rruga “Jeta e re” në Llojza

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:48
Llojza

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Jeta e re” në Llojza.

Aliu tha se në territorin e Ferizajt këto ditë ka një zhvillim të hovshëm të projekteve infrastrukturore. Kjo për faktin se sipas tij “ qeverisja e re i ka dhënë drejtim shumë prej këtyre projekteve dhe ka vullnetin e plotë për të përmbyllur përfundimisht ciklin e investimeve infrastrukturore në fshatrat e komunës sonë dhe në qytet”.

 Ai uroi banorët e kësaj lagje duke u shprehur se punimet që po kryhet janë në mbikëqyrje të plotë të institucioneve lokale, për cilësinë e tyre, për të cilat qeverisja lokale është e pakompromis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat