Ferizaj, orë historike për Epopenë e Jezercit

Ferizaj

Ferizaj, orë historike për Epopenë e Jezercit

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:08
Ferizaj

Orë historike është organizuar në të gjitha shkollat e Ferizajt në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit.

Pasditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, Luan Jahiri vizituan Gjimnazin e Shkencave të Natyrës “Kuvendi i Arbërit”, me ç’rast në orën e parë të mësimit u mbajt orë historike në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit.

Afrim Llabjani, drejtor i Drejtorisë së Arsimit përshëndeti në emër të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke theksuar se kjo orë historike e organizuar në të gjitha shkollat e Ferizajt dhe gjithë aktivitetet e organizuara për shënimin e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit janë përkujtim dhe nder që i bëhet gjakut të Dëshmorëve të Kombit për lirinë që sot gëzojmë.

Edhe Luan Jahiri, nënkryetar i OVL - UÇK-së në Ferizaj para nxënësve mbajti një fjalim dhe njoftoi për aktivitetet e zhvilluara në shënim të këtij jubileu të Epopesë së Jezercit, duke vënë theksin tek prezantimi që po i bëhet publikut, përmes këtyre aktiviteteve, vlerave të luftës së Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës.

Në anën tjetër, Xheneta Hyseni, nxënëse e kësaj shkolle, lexoi një referat të gjatë për rrugëtimin historik e politik të shoqërisë sonë deri tek lufta e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sollën lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat