Miratohet marrëveshja për shërbime shëndetësore e sociale mes Ferizajt dhe Caritas Kosova

Ferizaj

Miratohet marrëveshja për shërbime shëndetësore e sociale mes Ferizajt dhe Caritas Kosova

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Gjatë ditës së sotme është vazhduar mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Gjatë ditës së sotme është vazhduar mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e cila ishte ndërprerë gjatë ditës së djeshme.

Me të filluar kjo mbledhje Kryesuesja Kristina Gashi-Bytyçi e hodhi në votim propozim-vendimin për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dy palësh në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës e cila ka për qëllim rikthimin e projektit

U tha se vlera e këtij projekti do të jetë 320 mijë euro, ku me 300 mijë euro do të financojë Komuna e Ferizajt, ndërsa Caritas Kosova me 20 mijë euro. Kjo pikë e rendit të ditës mori 22 vota, por pjesë e vazhdimit të kësaj mbledhje nuk ishin anëtarët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes.

Në këtë mbledhje u mor vendim që të formohet edhe komisioni për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Ferizajt.

Nga Partia Demokratike e Kosovës u propozua Faik Sylejmani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Përparim Çalaj, nga Aleanca Kosova e Re u propozua Vesel Ramadani, ndërkaq nga Drejtoria e Urbanizmit do të jetë Fatbardha Ajeti, vendet e rezervuar në këtë komision i ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja.

Po ashtu u mor vendimi edhe për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore, dru këto të cilat janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës në Ferizaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat