Për mungesë kuorumi, dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Ferizajt

Ferizaj

Për mungesë kuorumi, dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Ferizajt

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 14:37
Lulzim Aliu

Paraditen e sotme, me kërkesën e këshilltarëve komunal nga radhët e opozitës ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, e ftuar për të diskutuar lidhur me projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Ky projekt nuk mundi të diskutohet për shkak të mungesës së kuorumit për të mbajtur këtë seancë, rrjedhimisht Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi me të konstatuar mungesën e kuorumit e deklaroi të mbyllur këtë seancë.

Përkitazi me këtë, ekzekutivi komunal përmes Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ka dhënë qëndrimin e institucionit në lidhje me këtë seancë të jashtëzakonshme, e para për këtë vit, e ftuar nga këshilltarët komunal nga opozita. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat