Komuna e Ferizajt në gatishmëri të plotë pas reshjeve të borës

Ferizaj

Komuna e Ferizajt në gatishmëri të plotë pas reshjeve të borës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve

Gjatë ditës së sotme u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve, ku kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu foli mbi ecurinë e përgjithshme të punës së ekzekutivit, ndërkohë drejtorët e drejtorive komunale raportuan mbi gjendjen në sektorët e tyre.

Temë e diskutimit të kësaj mbledhje ishte gjendja në gjithë territorin e Ferizajt, pas reshjeve të mbrëmshme të borës.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Arben Halili tha se ekziston një gatishmëri e plotë për intervenim në mirëmbajtje të rrugëve në gjithë territorin e Ferizajt, pas këtyre reshjeve dhe se deri më tani nuk ka pasur raportime për përkeqësim të qarkullimit në lokalitetet që përfshijnë territorin tonë.

Ndryshe nga herët e kaluara, veçanërisht pakujdesisë së qeverisjes së kaluar për të përballuar këtë situatë, sivjet janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës me reshjet e borës nga ekzekutivi komunal.

Tema të diskutimit në këtë mbledhje të Këshillit të Drejtorëve ishin edhe përgatitja për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës si dhe përgatitja për festat e fund vitit, përkatësisht dekorimin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat