Aktori i emisionit “Ich bin Albaner”, Florim Alija pjesë e filmit të Hollywoodit

Filma

Aktori i emisionit “Ich bin Albaner”, Florim Alija pjesë e filmit të Hollywoodit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:59
Florim Alija

Aktori i emisionit “Ich bin Albaner”, Florim Alija ka arritur një ngritje të madhe në karrierën e tij.

Aktori Alija është bërë pjesë e filmit të Hollywoodit “John Wick 4”.

Ai do të luajë përkrah aktorit të famshëm Keanu Reeves.

Xhirimet e këtij filmi po zhvillohen në Berlin dhe aktori nga Kosova është pjesë e aktorëve të këtij filmi.

Në një prononcim, ai ka thënë se është nder dhe privilegj që të jetë pjesë e këtij filmi.

“Jam pjesë e shumë projekteve filmike në Gjermani, por kjo e fundit ëshë një nder arritjet e mia më të mëdha“ ka thënë  aktori Alija.

Ndryshe, aktori Alija është pjesë e serialit “Ich bin albaner”,  që transmetohet në një nga televizionet tona, por që realizohet në Gjermani nga producenti dhe aktori, Kreshnik Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat