Filmi “Hije” sonte në Tiranë

Filma

Filmi “Hije” sonte në Tiranë

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 16:06
Filmi “Hije”

Në kuadër të Festivalit të filmit TIFF, që po mbahet në Tiranë do të prezantohet filmi “Hije”, me regji të Jotti Ejllit.

Ngjarja e vrasjeve të disa personave ka tronditur një qytet të vogël.

Një grup me të shkuar kriminale është eliminuar brenda natës. Një prokuror heton mbi çështjen duke pyetur të vetmen dëshmitare që është pjesë e ngjarjeve.

Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Por e vërteta që kurrë nuk do kuptohet, është komplet e kundërt. Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Alfred Trebicka, Genti Kame, Eglantina Ceno, Antonio Kowdrin, Kol Kunora, Kastriot Shehi e Sokol Angjeli.

Filmi do të prezantohet në orën 17:30 në Sheraton, në Sallën Iliria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat