Tronditet Hollywood-i! Ndërron jetë aktori i njohur i “Harry Potter”

Filma

Tronditet Hollywood-i! Ndërron jetë aktori i njohur i “Harry Potter”

Më: 29 janar 2017 Në ora: 09:56
“Harry Potter”

Fituesi i çmimeve Bafta dhe një sërë trofesh prestigjioze, Sir John Hurt, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Ai njihet për rolet e tij në filma si “Alien”, “The Elephant Man” dhe “Harry Potter”. Roli i tij i fundit ishte në filmin “Jackie”, i cili tregonte jetën e Jackline Kennedy pas vrasjes së J. F. Kennedy.

Hurt luajti edhe në një seri filmash të “Harry Potter”, si krijuesi  i shkopinjve magjikë, zotin Ollivander.

Vdekja e aktorit ka tronditur mjaft yje të kinematografisë, të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre për humbjen e një artisti të tillë. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat