Në këta filma aktorët e dashuruan njëri-tjetrin me të vërtetë

Filma

Në këta filma aktorët e dashuruan njëri-tjetrin me të vërtetë

Më: 6 mars 2017 Në ora: 17:01
Ilustrim

Në këta filma që i kemi mbledhur më poshtë në një listë, aktorët nuk po pretendonin se janë në marrëdhënie romantike – ata ishin me të vërtetë në marrëdhënie romantike.

Gigli – 2003

Image

 

Sipas filmit, Ricki (Jennifer Lopez), çmendej pas djaloshit me emrin Larry (Ben Affleck). Prej kur e takon atë, jeta e saj merr ngjyra të reja. Kur pranoi rolin, Jennifer nuk e dinte se sikur personazhi i saj, edhe ajo do të binte në dashuri me këtë mashkull të pashëm. Fakti mbetet: aktorët filluan një marrëdhënie romantike gjatë xhirimeve.

Vicky Cristina Barcelona – 2008

Image

 

Në film, Penelope Cruz dhe Javier Bardem luajtën rolin e një çifti të pazakonshëm të martuar. Xhirimet e tyre në film u mbushën me plot pasion. Dhe ndjenjat e tyre rezultuan në një romancë që më vonë evoluoi në një martesë të fuqishme, transmeton Gazeta Express.

Cruel Intentions – 1999

Image

 

Çfarë ne quajmë zakonisht dashuri ndodhi me të vërtetë me Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe përderisa po punonin në filmin ‘Cruel Intentions’. Kështu nuk ka asnjë dyshim se ata treguan sinqeritet të plotë në rolet e tyre, duke treguar se ishin të dashuruar në njëri-tjetrin.

The Apartament – 1996

Image

 

Gjatë xhirimeve, ndjenjat lulëzuan në mes të aktores së njohur italiane Monica Bellucci dhe aktorit francez Vincent Casseel. Pas këtij filmi ata u bënë edhe çift, që mbetën ashtu për vite të tëra duke qenë çifti më i bukur në kinematografinë botërore.

The Rum Diary – 2010

Image

 

The Rum Diary u bë thelbësor në fatin e bukuroshit Johnny Depp, i cili adhurohet nga miliona femra nëpër botë. Kjo është pse ai ra në dashuri me biondinën e bukur Amber Heard. Pas xhirimeve, ai i propozoi asaj.

Step Up – 2006

Image

 

Shumë prej nesh pëlqejmë ta shikojmë këtë film përsëri e përsëri, dhe jo vetëm pse na bën të vallëzojmë. Një arsye tjetër pse ky film është aq i mirë janë aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Aktorët tani janë të martuar dhe kanë një vajzë të vogël, transmeton Gazeta Express.

Mr. & Mrs. Smith – 2005

Image

 

A ia vlen të thuhet diçka në këtë rast? Në këtë foto, ne shohim aktorin Brad Pitt dhe Angelina Jolie në një set romantik të filmit. Të gjithë e dimë se çfarë erdhi pas kësaj romance: 12 vite martesë dhe tre fëmijë!

The Amazing Spider-Man – 2012

Image

 

Pas xhirimit të filmit, Andrew Garfield dhe Emma Stone filluan një marrëdhënie. Çifti janë ende së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat