Aktori Charlie Sheen akuzohet për dhunim

Filma

Aktori Charlie Sheen akuzohet për dhunim

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:32
Aktori Dominick Brascia ka thënë për media se incidenti ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit "Lucas" në vitin 1986.

Charlie Sheen ka dhunuar Corey Haim kur kishte vetëm 13-vjeç.

Për incidentin ka treguar miku i Haim të ndjerë. Aktori Dominick Brascia ka thënë për media se incidenti ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit "Lucas" në vitin 1986.

Sipas tij, Sheen (52) në atë kohë ishte vetëm 19-vjeç kur dhunoi Haim.

"Corey më ka treguar se ai dhe Charlie gjatë xhirimit të filmit kanë pirë drogë dhe pastaj kanë bërë seks. Pas kësaj, Charlie ishte shprehur i ftohtë dhe i pa interesuar ndaj Haim. Nuk ka dashur të shoqërohej më”, tha Brascia.

Avokatët e Charlie Sheen kanë hedhur poshtë akuzat e aktorit Brascia.

Haim ishte njëri nga aktorët më të dashur nga publiku. Ai vdiq në moshën 38-vjeçare, në vitin 2010 si rezultat i përdorimit të drogës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat