Seriali ”House of Cards” nis xhirimet në 2018

Filma

Seriali ”House of Cards” nis xhirimet në 2018

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:18
”House of Cards”

Pas skandaleve të Kevin Spacey fati i ”House of Cards ”u bë i pasigurtë, pasi producentët e hoqën nga seriali.

Por fansat e serialit mund të gëzohen sërish pasi produksioni në sezonin e gjashtë të dramës politike do të nisë xhirimet në fillim të 2018 pa 58-vjeçarin.

Lajmi konfirmohet nga Ted Sarandos i Netflix në një konferencë për mediat në Nju Jork. Episodi i fundit i sezonit do të fokusohet në karakterin e Robin Wright, Claire Underwood.

Sezoni i gjashtë do të jetë pak më i shkurtër se paraardhësi. ”House of Cards” bëri histori në vitin 2013 pasi ishte i vetëm serial vetëm online në web që morri një çmim Emmy e më pas mjaft çmime të tjera.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat