QKK-ja gjatë 2017-s mbështeti 20 projekte filmike

Filma

QKK-ja gjatë 2017-s mbështeti 20 projekte filmike

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 11:21
Projektet nga QKK-ja

Prezantimi i pesë premierave të filmave kosovarë në festivalet ndërkombëtare të kategorisë “A”, si dhe mbështetja e njëzet projekteve filmike janë disa prej të arriturave të vitit 2017 për Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Arben Zharku, drejtor i këtij institucioni, deklaroi se projektet filmike të përkrahura nga taksapaguesit e vendit, ndër vite kanë pasur suksese të shumta në festivale ndërkombëtare.

Për shkak të interesimit të madh të regjisorëve vendas për të realizuar filma dhe dokumentarë, rritja e buxhetit për Qendrën Kinematografike të Kosovës në 2.5 milionë euro, sipas Zharkut, është e domosdoshme.

Seleksionimi për mbështetjet e projekteve filmike nga ana e QKK-së, në vazhdimësi është kritikuar nga aplikuesit, të cilët kanë mbetur jashtë garës për t’u përkrahur.

Zharku shtoi se në vitin 2018, pritët që brenda QKK-së të formohet një degë, e cila do të merret me lehtësirat financiare për projektet ndërkombëtare filmike që shprehin interesim për të xhiruar në Kosovë.

Tetë filma të metrazhit të gjatë, gjashtë filma të shkurtër dhe gjashtë dokumentarë kanë gjetur mbështetje financiare për këtë vit nga QKK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat