Filmat me më së shumti fitime për 2017

Filma

Filmat me më së shumti fitime për 2017

Më: 1 janar 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Pas dy vjetësh të thyerjeve të rekordeve në industrinë e filmit, 2017 ishte viti që shënoi rënie me gjithë adrenalinën e shpërthyer nga filmi i ri “Star Wars”.

Gjatë vitit 2017 industria e filmit në SHBA shënoi fitim prej 11.1 miliardë dollarë, apo 2.6 për qind më pak se sa në vitin 2016 kur pati 11.4 miliardë dollarë, sipas projeksioneve të comScore.

Ekspertët thonë se rregullat e kualitetit kanë ndikuar në ndjekjen e filmave gjatë vitit: nëse filmat janë të mirë, atëherë tërheqin më shumë audiencë dhe e kundërta.

Adam Aron nga AMC, zinxhiri më i madh i kinemave në SHBA, thotë se kur Hollywoodi prodhon filma të mirë, atëherë “Amerika shkon për t’i shikuar”.

Tre filmat që shënuan më së shumti të hyra ishin "Beauty and the Beast" (504 milionë dollarë), "Star Wars: The Last Jedi" (424 milionë) dhe "Wonder Woman” (412.5 milionë), pasuar nga "Spider-Man: Homecoming," (334.4 milionë), "It" (327.5 milionë), "Thor: Ragnarok," (309.4 milionë), "Logan" (226.3 milionë) "Dunkirk" (188 milionë), "Get Out" (175.5 milionë), "Wonder" (117.4 milionë) dhe "Girls Trip" (115.1 milionë), transmeton KosovaPress.

Për vitin e dytë radhazi Walt Disney Company është lideri me mbi 2.2 miliardë dollarë fitim, pasuar nga Warner Bros. me 2 miliardë dollarë, apo 18.9 për qind. Universal renditet i treti me 1.5 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat