Al Pacino në filmin e ri si trajner i futbollit që akuzohet për abuzim seksual

Filma

Al Pacino në filmin e ri si trajner i futbollit që akuzohet për abuzim seksual

Më: 21 janar 2018 Në ora: 20:00
Al Pacino

Aktorin e famshëm, Al Pacino, do ta shohim në filmin e ri HBO “Paterno”, ku do të luajë rolin e një trajneri kundërthënës të ekipit të futbollit amerikan të Universitetit të Pensilvanisë.

Filmi “Paterno” i bazuar në ngjarje të vërteta, është drejtuar nga Barry Levison

Trajneri me më së shumti fitore në historinë e futbollit amerikan universitar, Joe Paterno ishte i përfshirë në një skandal të abuzimit seksual me lojtarët.

Paterno ishte edhe drejtor i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë nga viti 1966 deri më 2011, por u shkarkua nga posti pas skandalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat