BBC bashkohet me Netflix për të mposhtur “Game of Thrones”

Filma

BBC bashkohet me Netflix për të mposhtur “Game of Thrones”

Më: 29 janar 2018 Në ora: 09:26
‘Game of Thrones’

‘Game of Thrones’ është seriali më i ndjekur i viteve të fundit, e duket se nuk po njeh rivalë në zhanrin e tij, duke u kthyer në suksesin e HBO.

Por BBC dhe Netflix janë bërë bashkë në prodhimin e një seriali të ri epik rreth Rënies së Trojës, prodhimi i cili shpresohet që të tejkalojë suksesin e HBO me serialin “Game of Thrones”

Seriali, “Troja: Rënia e një qyteti”, do të tregojë hap pas hapi atë çka ne kemi mësuar në histori, por e parë nga këndvështrimi i trojanëve dhe se si Helena e Spartës la familjen dhe burrin e saj për të ndezur një luftë që zgjati mbi një dekadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat