Vetëm pak muaj të fejuar, së shpejti një film për Harry e Meghan

Filma

Vetëm pak muaj të fejuar, së shpejti një film për Harry e Meghan

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:48
Ilustrim

Princ Harry dhe Meghan kanë vetëm pak muaj që janë fejuar, por shumë shpejt çifti është kthyer në shumë të dashur jo vetëm në Angli por në të gjithë botën.

Ndërkohë tashmë për çiftin mbretëror shumë shpejt do të kemi mundësi që lidhjen romantike të tyre ta shohim në një filëm, i cili pritet të nisi së shpejti.

Lajmi është bërë me dije nga Lifetime dhe sipas të cilës filmi do të titullohet “Harry dhe Meghan: A royal Romance”.  Në qendër të filmit ka për të qenë jeta e çiftit të parë nga ana mediatike.

Sipas asaj që raportohet tashmë janë zgjedhur edhe aktorët të cilët do të luajnë në rolet  kryesore. Meghani do të interpretohet nga Parisa Fitz-Henley, ndërsa Princ Harry nga Murray Faser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat