“Game Of Thrones” së shpejti edhe si video-lojë

Filma

“Game Of Thrones” së shpejti edhe si video-lojë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Game of Thrones

Shumë shpejt do të jetë e disponueshme për celularë loja e bazuar në serialin e famshëm “Game of Thrones”.

“Behaviour Interactive” ka arritur marrëveshjen me HBO për prodhimin e video-lojës për iOS dhe Android. Mësohet se do të jetë një lojë strategjie dhe që mund të shkarkohet falas.

Për momentin, nuk ka më shumë informacion rreth kësaj video-loje.

“Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.

Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.

Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serialit me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat