Jeta e Van Gogh në 65 000 piktura të animuara

Filma

Jeta e Van Gogh në 65 000 piktura të animuara

Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:36
Ilustrim

“La Passion Van Gogh”, filmi i parë me metrazh të gjatë i animuar, kryesisht me piktura në vaj, tregon në 65 000 korniza, vizualisht të mahnitshme, historinë e artistit të madh, nëpërmjet një kërkimi për vdekjen e tij për edicionin e 90-të të çmimeve ”Oscar”.

Bashkëprodhuesi polako-britanik aspiron titullin për filmin më të mirë të animuar, përballë prodhimeve me buxhete të mëdha amerikane, thuhet në shkrimin e AFP-së.

Ai ka kushtuar të paktën 5,5 milionë dollarë, rreth 30 herë më pak se “Coco” nga Disney, një prej katër konkurrentëve në listë.

“Sigurisht është gjithçka ose asgjë, dëshiroj statujën”, theksoi duke qeshur Dorota Kobiela, regjisorja polake e veprës.

“Vepra e Van Gogh është e përsosur. Tablotë e tij tregojnë në detaje jetën e tij, përditshmërinë, shtëpinë, miqtë e tij”, theksoi ajo.

Bashkëshorti i saj dhe bashkëregjisori i këtij filmi me metrazh të gjatë unik, Hugh Welchman, i cili kishte punuar tashmë për filmin “Guri dhe Ujku” (“Pierre et le Loup”), i cili ka fituar një Oscar për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër në 2008, mbetet optimist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat