Pitt dhe DiCaprio bashkohen me Tarantinon për filmin e ri!

Filma

Pitt dhe DiCaprio bashkohen me Tarantinon për filmin e ri!

Më: 2 mars 2018 Në ora: 14:21
Pitt, Tarantinon dhe DiCaprio

Filmi i nëntë i Tarantinos po merr shumë bujë, edhe pse ende i parealizuar. Regjisori ishte në negociata me aktorët, e mesa duket tashmë gjithçka ka përfunduar. Lajmet e mira vijnë pikërisht nga ky projekt i Tarantinos, pasi dy yjet hollivudianë do t’i bashkohen filmit, pa e menduar dy herë.

Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio nuk e kanë për herë të parë bashkëpunimin me Tarantinon. Pitt ishte ndër protagonistët në ‘Inglorious Basterds’, ndërsa DiCaprio antagonisti i famshëm në ‘Django Unchained’. Filmi i ri i regjisorit fokusohet në historinë e vërtetë të familjes së një vrasësi serial, i cili la gjurmë në Hollywood-in e 1969.

‘Once Upon A Time in America’ titullohet filmi i ri i Tarantinos, i cili pritet ta ketë premierën në gusht të 2019-tës. Pritet të jetë projekti i parafundit i regjisorit, duke qenë se ka deklaruar se karrierën do ta mbyllë në filmin e dhjetë…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat