Është publikuar trajlleri i parë i filmit Perfect.
Në këtë projekt ku luan Garrett Wareing, bëhet fjalë për një djalë të ri me të kaluar të dhunshme, i cili futet në një klinikë misterioze.
Në këtë qendër, pacientët e transformojnë trupin e tyre egërsisht duke përdorur inxhinierinë gjenetike.
Këtu luajnë po ashtu edhe Courtney Eaton, Tao Okamoto, Maurice Compete dhe Abbie Cornish.
Perfect pritet të dalë në kinema më 22 qershor.