Gjigandi Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar në Tiranë

Filma

Gjigandi Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar në Tiranë

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 18:29
Bjarke Ingels

Arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, i cili në vitin 2016 u listua nga revista prestigjoze amerikane TIME, si një nga 100 njerëzit më me influencë në botë, është përzgjedhur nga Netflix, platforma më e madhe dixhitale në botë, për realizimin e një dokumentari për artin e arkitekturës dhe dizajnit.

Në dokumentarin me tetë seri të titulluar “Abstract: The Art of Design”, prezantohet arkitektura më kreative që po gjallon sot në botë, pioner i së cilës është padyshim Bjarke Ingels. Gjigandi Netflix e prezanton atë si një nga profesionistët më të mëdhenj të fushës, me një vizion të jashtëzakonshëm arkitekturor dhe një karrierë shumë të pasur.

Aktualisht Bjarke Ingels po punon për projekte shumë të mëdha si projektimi i kullës së dytë të World Trade Centre në Nju Jork, selinë qendrore të kompanisë Google, stadiumin e Washington Redskins dhe kampusin e institutit Smithsonian.

Sigurisht, listës së gjatë të projekteve të mëdha të realizuara nga Bjarke Ingels po i shtohet edhe Teatri i ri Kombëtar i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat