Arma e Harrison Ford nga “Star Wars” shitet për 550.000 dollarë

Filma

Arma e Harrison Ford nga “Star Wars” shitet për 550.000 dollarë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 16:27

Arma, të cilën Harrison Ford e ka përdorur në rolin e Han Solos në filmin “Return of the Jedi” të “Star Wars” është shitur në një ankand për 550.000 dollarë.

Revolja false me laser, e ndërtuar thuajse krejtësisht nga druri, në 30 vitet e fundit ka qenë në pronësi të regjisorit James Schoppe, të cilin armën ia kishte dhënë dhuratë Ford.

Në maj të këtij viti, arma doli në shitje në shtëpinë e ankandeve “Julien” në New York.
Nga shtëpia e ankandeve ishte parashikuar se revolja do të shitej për gjysmë milioni dollarë dhe pikërisht ashtu ka ndodhur.

Kujtojmë që droidi R2-D2 nga “Star Wars” në vitin e kaluar ishte shituar për 2.76 milionë dollarë në një ankand në Los Angeles, derisa shpata laserike e Luke Skywalker u shit për 450.000 dollarë.

Përveç parave të fituara, shitja e kësaj arme është njëherësh edhe një reklamë e mirë e filmit “Solo: Star Wars Story”, regjinë e të cilit e ka bërë Ron Howard.Vazhdimi i radhës nga franshiza “Star Wars” u dha premierë muajin e kaluar, ndërsa më 24 maj të vitit të ardhshëm do të vijë vazhdimi i nëntë me radhë.

 

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat