Matt Damon luan në 'The King of Oil’

Filma

Matt Damon luan në 'The King of Oil’

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 17:02
Matt Damon

Aktori 47-vjeçar besohet të jetë në bisedime për rolin kryesor në filmin biografik të bazuar në autobiografinë 'The King of Oil: The Secret Lives of Marc Rich', shkruar nga Daniel Ammann.

Matt Damon do të luajë si Marc Rich, miliarderi i njohur që ishte falur nga presidenti Bill Klinton në ditën e tij të fundit të qëndrimit në zyrë, në atë që ishte provuar të jetë një vendim kontrovers për liderin.

Marc ishte tregtari më i pasur dhe më i fuqishëm i shekullit të kaluar dhe në vitin 1983 ishte akuzuar për 65 raste kriminale, përfshirë edhe evazionin e taksave.

Autobiografia jep edhe detaje të marrëveshjeve ilegale të Marc me Iranin gjatë krizës së pengjeve dhe bashkëpunimin e tij të heshtur me qeveritë amerikane, kubane dhe atë të Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat