“Një tregim Prishtine”, filmi vendor i realizuar me pak buxhet

Filma

“Një tregim Prishtine”, filmi vendor i realizuar me pak buxhet

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 17:51
“Një tregim Prishtine”, filmi vendor i realizuar me pak buxhet

Në kuadër të festivalit PRIFEST 2018, në filmat e Ballkanit, mbrëmë u dha premiera e filmit “Një tregim Prishtine”, me regjisore Burbuqe Berisha, skenari nga Getoarbë Mulliqi Bojaj, producent Agron Vula.

Ndërsa në kastën e aktorëve janë aktorët Teuta Krasniqi, Donat Qosja, Luran Ahmeti, Artiola Hamdijaj e të tjerë.

Filmi ka për tematikë një dramë familjare, 3 antarëshe, sfidat e së cilës fillojnë pas diagnostifikimit të vajzës me kancer.

Ekipi realizues i filmit treguan se si erdh inspirimi për këtë film dhe ndanë përshtypjet e tyre pas premierës.

Regjisorja Burbuqe Berisha tha se idea ka ardhur nga kohët sa ishte duke punuar në Teatrin Kombëtar, ku rrugës ishte ballafaquar me kërkesa për ndihmë për fëmijët e sëmurë. 

Berisha: Ky është filmi me buxhetin më ulët që ka pasur në Kosovë

“Takimi i pare ka qenë me Getën dhe Teutën edhe i kam thënë se kjo është idea, ndërsa Getës i kam thënë se këto janë konturat se çka po du me ba. Edhe e kam pa se krejt njerëzit që i kam thirrë në takimin e parë e kanë përqafuar idenë...........Ky po mendoj se ka qenë filmi me buxhetin më të ulët që e ka pasur ndonjëherë qendra kinomategrafike e Kosovës”, tha regjisorja Berisha. 

Skenaristja Getoarbë Mulliqi Bobaj tha se skenarë të tilla shkruhen siç u shpreh ajo, me një frymë, por që tërë kohën është konsultuar me regjisoren Berisha. 

Mulliqi Bobaj: Gati tre muaj kohë për skenarin 

“Me skenar jemi marrë intensivisht deri në nëntor të vitit 2016. Kështu që është një periudhë prej gati 3 vitesh”, tha ajo.

E producenti Agron Vula u shpreh i bindun se ky është filmi i parë i realizuar i tëri në Kosovë. 

Vula: Është film i realizuar 100% në Kosovë

“Le të shënohet në historinë e filmiologjisë se ky është filmi i parë që është realizuar qind për qind në Kosovë, krejt artistët janë shqiptar dhe prej fremit të parë deri te i fundit krejt autorët që kanë punu janë prej Kosovës”, tha ai.  

Aktorët kryesor Teuta Krasniqi dhe Donat Qosja u shprehën shumë të kënaqur që ishin pjesë e këtij filmi, dhe thane se ky film i ka përmbushur shumë shpirtërisht.

Duke treguar rreth audicioneve për fëmijë dhe mënyrës se si ishin përzgjedhur ata, regjisorja krejt në fund tregoi se komunikimi është ai që e bën një punë të mirë, dhe se pikërisht komunikimi ishte ai që e shtyri ta zgjedh vajzën Artiola Hamdiu për personazh kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat