Lëvizja MeToo s’do të ketë efekt në filmat për James Bond

Filma

Lëvizja MeToo s’do të ketë efekt në filmat për James Bond

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:39
James Bond

Pierce Brosnan nuk mendon se lëvizja MeToo do të ketë efekt në filmat mbi spiunin James Bond.

Aktori 65-vjeçar shpreson se do të ketë më tepër respekt ndërmjet gjinive, por  karakteri ikonë është kritikuar për sjellje shoviniste edhe pse nuk mendon se klima e tanishme do ta sjellë fundin e tij.

“Mendoj se Bond do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Unë dyshoj ashtu, sepse burrat do të vazhdojnë të jenë burra dhe gratë po ashtu. Shpresoj të ketë më shumë respekt mes gjinive. Ju shpresoni se gjërat e mira do të dalin nga kjo lëvizje #MeToo”, ka thënë ai.

Pavarësisht se ka luajtur rolin e Bond, Pierce pranon se një personazh i tillë ikonë  nuk është diçka që i bëri përshtypje të veçantë fëmijëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat