Redford: Filmi i ardhshëm, i fundit në karrierën time

Filma

Redford: Filmi i ardhshëm, i fundit në karrierën time

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:25
Robert Redford

Veterani i Hollywoodit, Robert Redford, thotë se filmi i ardhshëm do të jetë i fundit në karrierën e tij.

Ai ka fituar çmimin Oscar në 1981 dhe së shpejti do të nisë xhirimin e filmit “Plaku dhe revolja”, bazuar në ngjarje të vërtetë për kriminelin që arratiset nga burgu me kajak kur ishte 59-vjeç dhe më pas vazhdoi karrierën si plaçkitës bankash dhe arit, transmeton KosovaPress. 

Në intervistën për revistën Weekly, Redford tha se pas këtij filmi do të pensionohet.

“Kurrë mos thuaj kurrë dhe kam vendosur që kjo të jetë e tëra sa i përket kësaj”, deklaroi aktori 81-vjeç.

Ndryshe, Redford merret me aktrim që nga mosha 21-vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat