Publikohet data e sezonit të 6 dhe të fundit të “House of Cards”

Filma

Publikohet data e sezonit të 6 dhe të fundit të “House of Cards”

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:20
Kopertina

Sezoni i gjashtë dhe i fundit i “House of Cards”, më në fund e ka një datë. Për të gjithë të apasionuarit pas tij, seriali i famshëm thriller-politik do të shfaqet në platformën “Netflix” nga 2 nëntori, ose më saktë nga ora 9 e mëngjesit të asaj të mërkure për ata që duan ta shënojnë në kalendar.

Sezoni i shkurtër me 8 episode do të fokusohet te roli i Claire Underwood, luajtur nga Robin Wright, e cila e mbylli sezonin e kaluar në Zyrën Ovale si presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërprerja 18-mujorshe mes sezoneve (shfaqja zakonisht publikohet në muajin maj) erdhi si pasojë e përfshirjes së “House of Cards” në një skandal seksual, pas zbulimit se Kevin Spacey ka sulmuar seksualisht një 14-vjeçar gjatë vitit 1986, konkretisht personin Anthony Rapp, në një kohë kur Spacey ishte 26 vjeç.

“House of Cards”, serial që po xhirohej asokohe, e pezulloi fillimisht produksionin, ndërsa “Netflix”-i dhe kompania e produksionit “MRC” e këtij seriali hetuan pretendimet. Për pasojë, Spacey u dëbua nga vijimi i serialit. U desh thuajse një muaj për “Netflix”-in që të konfirmonte se sezoni i 6 i tij do të vijonte, duke pasur për protagoniste kryesore aktoren Wright.

Prokuksioni i tij rifilloi në janar të këtij viti, pasi autorët e këtij seriali rimodeluan ngjarjet. Aktorja Patricia Clarkson, e cila iu bashkua serialit në sezonin e pestë si drejtuesja e fushatës politike Jane Davis, tha për “CBS”se do të ishte pikërisht Wright ajo që do të udhëhiqte vazhdimin e serialit.

Premiera e sezonit të gjashtë të “House of Cards” do të jetë në “Netflix” nga 2 nëntori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat