Çmimet e ndara në Festivalin e Filmit të Animuar-Anibar

Filma

Çmimet e ndara në Festivalin e Filmit të Animuar-Anibar

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:12
Anibar

Pas një jave përplot filma konkurrues, dhe jo-konkurrues, prezantimeve, dhe punëtorive përmbyllet edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit të Animuar - Anibar.

Të përzgjedhur nga afro 2.000 filma nga stafi i Anibar në kategoritë:

•         Kategoria ndërkombëtare

•         Kategoria e metrazhit të gjate

•         Kategoria e filmit Ballkanik

•         Kategoria e studentëve

•         Video-klipi i animuar

•         Çmimi i publikut

Juria e ndarë në Grand Jury dhe Student Jury, këtë vit është përbërë nga 11 pjesëtarë të cilët në vazhdimësi i kanë përcjellur dhe vlerësuar filmat në bazë të kritereve që kanë vlerësuar storien, efektet speciale, dhe teknikën e përdorur të animacionit.

Grand Jury/Juria e madhe e përbërë nga  Kendra Haaland, Anita Killi, Joana Rytel, Holger Lang, dhe Lana Tankkosa-Nikolic, për kategorinë ndërkombëtare ka përzgjedhur:

1. Çmimi i Jurisë së Madhe për filmin më të mirë ndërkombetar iu është ndarë:  “Carlotta's Face” nga Valentin Riedl dhe Fréderic Schuld

“Një film që paraqet një mesazh të fuqishëm, poetik dhe universal që të mos pargjykohen njerëzit për dallimet midis tyre. Filmi ka një zë të fuqishëm personal me një stil minimalist që i rrit ndjenjat izoluese të protagonistëve duke inkurajuar mirëkuptim për gjërat që na rrethojnë.”

Juria e Madhe, përmendja speciale për filmin ndërkombëtar “Intimity” nga Elodie Dermange

“Juria e Madhe shpërblen një film në të cilin një zë i ndjeshëm tregon historinë e shqetsimit për dukjen dhe kalimit për tu ndjerë në fuqi përmes  pasqyrimit të seksualitetit të saj, që poetikisht shprehet përmes muzikës dhe animacionit kaleidoskopik.”

2. Çmimi për filmin më te mirë të metrazhit të gjatë iu është ndarë:  “Chriss the Swiss” nga Anja Kofmel.

 “Gazetari dhe idealisti i ri dhe naiv Christian Wurtenberg merret me forca të këqija që të përjetoj jetën dhe motivimin e tyre. Zëri i  mbytet përpara se ta tregoj historinë e tij. Ballafaqimi i një individuali i cili u përpoq të raportoj pa cinizëm dhe e vërteta brutale e luftës po tregon që është e domosdoshme të marrim seriozisht rreziqet e urrejtjes, dhunës dhe mospërfilljen e njerëzimit.

3. Çmimi në kategorinë e animacionit  më te mirë në Ballkan i dhurohet filmit Untravel nga Ana Nedeljkovic dhe Nikola Majdak.

Untravel

“Protagonistja zbulon që nuk është vetëm në dëshirën e saj për të gjetur vendin për të cilin ka ëndërruar gjithë jetën. Bashkë me të ne zbulojmë që kufinjtë dhe limitet  janë asgjë tjetër përpos linja virtuale, të vizatura rastësisht rreth botës.”

- Juria e studentëve e përbërë nga Pedro Rivero, Donart Selimi, Yll Bylykbashi, Filiz Telaku, Kaltrina Berisha dhe Lorik Berisha, kanë zgjedhur këta filma:

Përmendjet speciale në këtë kategori shkojnë për “The Monk” nga Zharko Ivanov.

“Juria e Madhe  shpërblen një film të animuar bardh e zi të mrekulkueshëm i cili poetikisht përshkrun jetën e përditshme  të një murgu. Gjatë pikturimit të afreskut të St Annës duke dhënë gji në manastirin e tij, murgu joshet nga tre gra që po luajnë në ujë. Sinjalet e joshjes thuren në mënyrë elegante në mendjen e tij. Vizatimet dhe muzika shprehin tensionet midis synimeve spirituale dhe joshjen e thellë e figurës fertile femërore.”

4. Çmimi kryesor për filmin më të mirë të animuar nga kategoria e studentëve:

Flower Found nga Jorn Leeuwerink

“Është një kombinim perfekt i argëtimit dhe kënaqësisë, aq  thjeshtë i ndërlikuar, i trishtueshëm në një mënyrë kaq të bukur. Një arritje e mediumit.”

Përmendjet speciale në këtë kategori shkojnë për: Enough nga Anna Mantzaris

“Enough është një film i mprehtë për momentet e vogla që na nevojiten me shpesh në jetët tona.”

dhe Augenblicke- A blink of an Eye nga Kiana Naghshineh

“Një eksperiencë e mrekullueshme  kinematike, duhet guxim dhe aftësi për të bërë një realitet të ndyrë një film të bukur.”

5. Çmimi për kategorinë e videoklipit më të mirë animuar: Happy nga Luce Grosjean

“Happy është një muzikal dhe eksperiencë vizuale e rrallë që bëhet një vend joshës i ngjyrave dhe atmosferës.”

Dhe përmendjet speciale shkojnë për:

Finkel nga Sanni Lahtinen dhe Engine of Progress nga Sasha Svrisky

6. Çmimi i publikut i është ndarë filmit Irony nga Radheya Jegatheva .

“Filmi tregon marredhenjen e njeriut me telefonet e mencur, te treguar nga perspektiva e telefonit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat