Rikthehet Twilight

Filma

Rikthehet Twilight

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 14:36
Robert Pattinson dhe Kristen Stewart

Saktësisht para dhjetë vjetëve, Twilight u xhiruar filmi i parë.

Për të festuar këtë moment historik, Fathom Events dhe Summit Entertainment janë bashkuar për të sjellë një film të ri të Twilight në muajin tetor.

Kjo do të jetë e para në serinë e Fathom Spotlight që ka për qëllim të shfaqë për herë të parë një “film bashkëkohor dhe klasik në ekran të madh”.

Filmi pritet të shfaqet në rreth 450 kinema në mbarë botën më 23 tetor të këtij viti.

Theksojmë se filmi bazohet në romanin Stephanie Meyer me të njëjtin emër, ku në rolet e Edward Cullen dhe Bella Swan u paraqiten Robert Pattinson, përkatësisht Kristen Stewart.

Historia e dashurisë së Bellës dhe Edward solli miliona dollarë fitime dhe është një nga filmat më të pëlqyer.

Ndryshe, Robert dhe Kristen për një kohë kanë qenë të dashur edhe në jetën reale, pos asaj filmike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat