“Halloween”, filmi horror vjen këtë fundjavë në kinematë “Imperial”

Filma

“Halloween”, filmi horror vjen këtë fundjavë në kinematë “Imperial”

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:19
“Halloween”

“Halloween”-i vjen më shpejt këtë vit, përmes filmit horror me këtë titull, i cili nis projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”, duke filluar që nga kjo fundjavë.

Laurie Strode bën përballjen finale me Michael Myers, figurën e maskuar që e ka përndjekur atë prej vitesh, që kur arriti të shpëtonte gjatë një feste “Halloween”-i dekada më parë.

Aktorja Jamie Lee Curtis rikthehet në film në portretin e Laurie Strode, të cilën e intepreton për herë të pestë, që prej vitit 1978.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat