Hunter Killer, një film që përshkruan luftën nënujore të ditëve tona

Filma

Hunter Killer, një film që përshkruan luftën nënujore të ditëve tona

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:17
Hunter Killer

Që në fillim të shekullit të 20-të, filmat me nëndetëse kanë qenë një zhanër i preferuar që pasqyronte historinë e asaj periudhe. Lufta e Dytë Botërore frymëzoi filma që ta mbanin frymën pezull si ai gjerman "Das Boot", "The Hunt for Red October" i regjizorit Tom Clancy dhe "Crimson Tide" në vitet 1990, të cilët na njihnin me nëndetëset bërthamore nga të dyja kampet kundërshtare të Luftës së Ftohtë. "Hunter-Killer", një shprehje që përshkruan nëndetëset e sofistikuara të shekullit të 21-të, është filmi më i ri i këtij zhanri, nga regjisori Donovan Marsh. Filmi ka në qendër rreziqet në ujrat detare dhe ekuilibrin delikat në periudhën pas Luftës së Ftohtë.

Thellë nën sipërfaqen e akullt në Rrethit Arktik, nëndetëset amerikane dhe ruse janë në prag të luftës. Presidenti rus është rrëmbyer nga njerëzit e vet dhe Ministri i Mbrojtjes është gati të fajësojë Shtetet e Bashkuara për zhdukjen e tij. Pentagoni urdhëron kapitenin, Joe Glass, që interpretohet nga Gerard Butler, që të drejtojë një nëndetëse në korridoret e ngushta dhe të rrezikshme nënujore ruse për të shpëtuar presidentin rus, frenuar grushtin e shtetit dhe parandaluar një Luftë të Tretë Botërore.

Aktori Butler i thotë Zërit të Amerikës se ky thriller i ndërlikuar, jo vetëm që ofron një komplot që të mban pezull, por edhe përshkruan saktësisht se si nëndetëset bërthamore – veçanërisht ato Hunter Killer – do të luftonin në një betejë të shekullit të 21-të.

"Unë shkova nga Pearl Harbor tek USS Houston, me të njëjtën nëndetëse që kishte përdorur komandanti i saj, autori i librit "Firing Point," ku u mbështet filmi”, thotë aktori Gerald Butler.

Aktori thotë se Marina amerikane dhe Departamenti i Mbrojtjes, luajtën një rol kyç për të siguruar saktësinë teknike të filmit, përfshirë zhargonin ushtarak dhe përshkrimin e manovrave luftarake të nëndetëses Hunter Killer.

"Na dhanë një skuadër teknike dhe inxhinerët e tyre për të ndihmuar ekipin tonë kinematografik”, thotë aktori Butler.

Ekuipazhi i filmit kaloi tri ditë me ekuipazhin e nëndetëses, nën ujë, duke filmuar stërvitje aktuale në një pjesë të saj.

"Dhe uji hyn gjithandej me një presion të madh. Është akull i ftohtë dhe aty mësohesh t’i zgjidhësh problemet nën presion. Anija mbushet me ujë dhe pas një minute, je i rrethuar nga uji për të riparuar çarjet”, thotë Butler. Tmerrësisht e frikshme!”, thotë ai.

Për të mos folur për stërvitjet e quajtura “Ushtar mbi ujë”, kur nëndetësja bërthamore me kapacitet 8 mijë ton dhe manovron në ujra të trazuara për të shpëtuar një person, para se ai të ngrijë për vdekje. Butler thotë se në stërvitje nuk përdorej një njeri por një pako …kokoshkash.

“I hedhin kokoshkat në ujë dhe të duhet të përpiqesh për katër minuta të shpëtosh pakon me kokoshka, sepse aq kohë duhet që pakta të hapet”.

Regjisori Marsh Donovan thotë se një shesh xhirimi u ndërtua mbi një platformë hidraulike, që imitonte lëvizjet e një nëndetësesje.

"Kështu kemi një ngarkesë prej 35 tonësh dhe 50 vetë në skenë. Lëviz dhe ne luhatemi. Është shumë interesante”.

Përveç detajeve teknike, aktori kryesor Butler thotë se Hunter Killer e bën për vete audiencën, me një operacion të një ekipi SEAL për shpëtimin e presidentit rus, në territor rus, një manovër e vështirë e nëndetëses në Arktik dhe vendimet jetike që duhet tp merren në dhomën e luftës së Pentagonit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat