Filmi Ajo i More Raçës me Premierë në Festivalin e Kairos

Filma

Filmi Ajo i More Raçës me Premierë në Festivalin e Kairos

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:14
Filmi Ajo

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se Filmi AJO është përzgjedhur në konkurencë zyrtare në seksionin Cinema of Tomorow në festivalin ekategorisë A Cairo International Film Festival. 

Filmi Ajo me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. 

Në filmin Ajo luajn: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

AJO gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat