Pasiguria politike, ndikimi tek tregjet

Financa

Pasiguria politike, ndikimi tek tregjet

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 22:33
Jacob Lew

Shqetësimet dhe pasiguria për zgjedhjet, ndikojnë tek ekonomia dhe një studiues thotë se efekti i tyre tek biznezi është rritur. Të dhënat tregojnë se tregjet e aksioneve janë më të luhatshme gjatë periudhave zgjedhore, ndërkohë që studime të tjera tregojnë se si konsumatorët edhe udhëheqësit e korporatave, ndalojnë blerjet dhe shtyjnë vendimet financiare dhe investimet, kur rruga përpara është e paqartë. Por ka mendime të ndryshme lidhur me llogaritjen e ndikimit të pasigurisë politike tek ekonomia në përgjithësi.

Ajo çka ndodh gjatë fushatës zgjedhore, me premtime kontradiktore lidhur me taksat, tregtinë apo çështje të tjera, ka një ndikim të thellë në ekonomi, sipas firmës Macroeconomic Advisers. Treguesit e aksioneve ndryshojnë në varësi të ndryshimit të shanseve të kandidave.

“Sapo mundësitë për të fituar të zonjës Klinton u rritën, të paktën sipas sondazheve, çmimet e stoqeve u rriten, e kundërta shkaktoi tërheqje të tregut”.- thotë Joel Prakken, ekspert për makroekonominë.

Ndikimi politikës dhe pasigurisë politike tek tregu dhe ekonomia, janë rritur sipas profesorit të financave në Universitetin e Iowa-s, Art Durnev.

“ Politika po ndikon tek tregu financiar shumë më tepër krahasuar me 10, 20 apo 30 vite më parë.”

Kjo sepse paqartësitë lidhur me politikën e taksave kanë një efekt në industri. Kërkimet dëshmojnë se të shqetësuar, menaxherët e korporatave vonojnë vendimet të rëndësishme ofertat për aksionet.

“Ata stepen të investojnë, fillojnë t’i grumbullojnë paratë. Korporatat e mëdha vonojnë punësimet, vendimet për shkarkim, gjithshka është pezull për ta.

Konsumatorët, të cilët vënë në lëvizje një pjesë të madhe të aktivitetit ekonomik, gjithashtu janë të pasigurt, thotë Joel Prakken.

“Blerja e një makinë, shtëpie, nisja apo menaxhimi i një biznesi, marrja e një vendimi për të investuar, në një kohë kur janë të pasigurtë për mjedisin ku do të ndërmarrin këto vendime, shkakton një prirje të natyrshme për t’u ndalur dhe pritur derisa paqartësitë të sqarohen.”

Pore ekspertët po përpiqen të kuptojnë nëse efekti i paqartësive politike, është më i madh ose më i vogël sesa çmimi i energjisë, norma e interesit apo kërkesa për produkte, sipas ekspertit të Institutit Brookings, Bill Galston.

“Ka shumë mosmarrëveshje profesionale mes ekspertësh të ekonomisë sesa serioz është ndikimi i këtyre paqartësive tek treguesit themelorë të tregut.”, thotë Bill Galston i institutit Brookings.

Pasiguria politike nuk përfundon me zgjedhjet. Për shembull, nëse demokratja Hillary Clinton fiton, programi i saj do të votohet nga kongresi ku ndoshta një apo të dyja dhomat do të kontrollohen prej republikanëve që nuk kanë besim tek ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat